Fillimisht një marrëveshje për t?u ulur në tryezë dhe më pas për të arritur një tjetër marrëveshje për reformën zgjedhore. Që mazhoranca dhe opozita të arrinin të uleshin përballë njëra-tjetrës është dashur një përpjekje e vazhdueshme nga ndërkombëtarët.

Top Channel mëson se përpjekja e trupit diplomatik në Shqipëri për të ulur palët në dialog ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Ka qenë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe që janë angazhuar intensivisht për të afruar qëndrimet e PD dhe PS. Amerikanët dhe britanikët kanë zhvilluar takime të ndara me kryeopozitarin Lulzim Basha, por edhe me Oerd Bylykbashin, i cili është mandatuar së fundmi për të përfaqësuar PD-në në tryezën e ?Këshillit Politik?.

Diplomatët kanë zhvilluar takime edhe me Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste, i cili bashkëdrejton Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore me Rudina Hajdarin.

Falë ndërmjetësimit të SHBA dhe Britanisë është bërë e mundur që palët të heqin dorë nga kushtet dhe të bien dakord për marrëveshjen që u bë publike sot, e cila parashikon formimin e Këshillit Politik, duke shmangur kështu Komisionin Parlamentar nga marrëveshja për reformën zgjedhore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PS#PD#TopChannel