Opozita nuk heq dorë nga tre kërkesat e saj, të cilat i sheh si i vetmi mekanizëm për çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore. Pjesë e kushteve nuk është më largimi i Damian Gjiknurit nga Komisioni i Reformës, kërkesë kjo e artikuluar fort pas daljes se përgjimeve të Dosjes 184 për zgjedhjet në Dibër. <br />Pas një takimi që zhvilloi në mesditë në selinë blu me aleatët e tij, Lulzim Basha tha se opozita është e angazhuar për ta miratuar sa më shpejt Reformën, që sipas tij, po zvarritet nga mazhoranca. <br />Por a është kjo tryezë sinjal pozitiv i asaj çka paralajmëroi nga Vjena, Kryeministri Rama, se nuk ka më krizë politike në vend? Basha thotë se kriza përfundon vetëm me zgjedhje. <br />Opozita ka deklaruar se në këtë fazë të Reformës nuk do të adresojë çështjen e sistemit. Në krah të aleatëve që kanë insistuar në ndryshimin e sistemit, Bashës iu desh ta përsëriste sërish se mbetet i hapur për çdo propozim në një fazë të dytë.<br />Opozita pritet ta bëjë publik draftin e saj brenda muajit Janar, me rekomandimet e Bundestagut dhe OSBE/ODIHR-it, përfshirë edhe çështjen e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.
