Surprise Me!

Arrestime në Tiranë për tërmetin/ 24 urdhër arreste për ish kryetarë komunash dhe ndërtues

2020-01-14 1 Dailymotion

Anila Hoxha: Përshëndetje nga prokuroria e Tiranës, aty ku prokurorë të çështjes për dosjen e tërmetit të datës 26 nëntor po vazhdojnë të lëshojnë urdhra ndalimi të tjerë.

Deri më tani jo zyrtarisht, burime të sigurta të Top Channel thonë se prokurorët kanë firmosur në total 38 urdhra ndalimi prej të cilëve policia e Tiranës dhe policia e shtetit ka ekzekutuar 27 urdhra arresti ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.

Pasi sikurse dyshon një grup i përbërë prej tre prokurorësh dhe shumë oficerë të policisë gjyqësore, ish kolaudues, drejtues teknik madje edhe ndërtues kanë shpërdoruar detyrën.

Nuk është shkaktar vetëm tërmeti për dëmtimin e dhjetëra ndërtesave në Tiranë, por edhe cilësia e dobët e këtyre objekteve.

Sikurse thotë prokuroria e Tiranës në rrugë jo zyrtare gjithashtu gjatë hetimit janë evidentuar ndërhyrje të padrejta në strukturën e disa objekteve të shkatërruara nga tërmeti.

Prokuroria ka bashkuar në një të vetme dosjet për sa i takon objekteve të shkatërruara dhe të pabanueshme në Tiranë në zonat e Farkës, komunës së Kasharit, komunës së Vorës, Kombinat dhe Liqni i thatë, të cilat ka dhjetëra referime të bashkuara në një.

Ndërkohë që sikurse thuhet në rrugë jo zyrtare prokuroria ka bashkëpunuar me krimin ekonomiko financiar me policinë e Tiranës dhe ka evidentuar si shkelje duke dyshuar se tek të ndaluarit, por edhe ata që po kërkohen ende kanë shpërdoruar detyrën sipas nenit 248 të kodit penal.

Dhe për këtë vepër kanë përfunduar në burg, veç të tjerash edhe drejtues teknik, inxhinierë deri edhe ish kryetar komunash, Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia e Faik Vejzo.

Ndërkohë ka një listë të gjatë emrash që ne e kemi raportuar në kohë rekord.

Pritet që sëshpejti të ketë zhvillime të reja edhe nga një prokurori tjetër sikurse është prokuroria e Krujës, që veç disa ndërtuesve dhe kolauduesve po heton dhe sa i takon shkatërrimit të një shkolle në Krujë.

Që rezulton sikurse thonë burime jozyrtare pranë Top Channel se kjo shkollë menjëherë sapo ishte rikonstruktuar, është shkatërruar nga tërmeti pavarësisht se ishte konsideruar e sigurtë dhe brenda parametrave teknik.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrest#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon