Surprise Me!

38 urdher-ndalime per termetin ne Tirane

2020-01-14 1 Dailymotion

Prokuroria e Tiranës ka firmosur 38 urdhra-ndalimi për pasojat e tërmetit, prej të cilave, policia ka ekzekutuar deri në mbrëmjen e së martës 27 prej tyre.
?Dhjetra ish -zyrtarë të komunave Farkë, Kashar e Vorë, arkitektë e ndërtues janë shoqëruar në polici për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit. Mes tyre janë dy ish - kryetarë të komunës se Farkës dhe Kasharit?.
Dy ish-zyrtarët e pushtetit vendor janë Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë dhe Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar.
Të gjithë të ndaluarit dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar dokumentet.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, ka rezultuar se në prishjen e objekteve ka ndikuar cilësia e dobët e ndërtimit. Nga verifikimet janë evidentuar ndërhyrje të paligjshme në strukturën e objekteve. Një tjetër shkelje e konstatuar është dhe mungesa e kolaudimit të disa objekteve.
Të gjitha këto shkelje rezultuan pas kontrolleve të dokumentacionit të godinave të prekura nga tërmeti në zonat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë.
Një hetim të ngjashëm zhvilloi dhe Prokuroria e Durrësit. Më 14 Dhjetor të vitit të kaluar, u arrestuan 9 persona të cilët u akuzuan për vrasje me dashje, vrasje në rrethana të tjera cilësuese si dhe shpërdorim detyre. Mes të ndaluarve kishte zyrtarë të pushtetit vendor si dhe ndërtues.

Buy Now on CodeCanyon