Surprise Me!

Ora News - Nishani: Rama shtet monist, përplasja me Metën thelloi krizën politike

2020-01-15 0 Dailymotion

#rtvora #oranews #Bujar Nishani

Ish-presidenti, Bujar Nishani, akuzoi nga Shkodra kryeministrin Edi Rama se po krijon një shtet monist me modelin e dhunës mbi institucione. Ai gjykon se përplasjet e mazhorancës me Presidentin thelluan krizën politike.

Përplasjet qeveri-presidencë kanë ndikuar në thellimin e krizës politike në vend.

Ish-kreu i shtetit, Bujar Nishani, e quan model të mazhorancës dhunën mbi institucione, duke krijuar sipas tij shtetin monist.

Në këtë pikë ai e quan domosdoshmëri lëvizjen popullore, ku qytetarët të marrin përgjegjësitë e tyre.

Bujar Nishani: Përtej përplasjeve dhe përballjeve të institucioneve është koha dhe momenti ku shoqëria shqiptare dhe qytetarët shqiptarë duhet të marrin përsëipër përgjegjësitë e tyre më të mëdha dhe të kthehet në një lëvizje mbarëshoqërore dhe mbarëpopullore.

Mazhorancën e akuzon për asgjesim të sistemit të drejtësisë.

Bujar Nishani: Qytetarët e kanë kuptuar se nuk bëhet fjalë për zvarritjen e krijimit të Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë, bëhet fjalë për një strategji dhe një platformë për ta asgjesuar totalisht pushtetin gjyqësor.

Skeptik dhe me akuza, ish-kreu i shtetit flet për SPAK dhe krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Opozitën nuk e sheh më të dobët tani që ka humbur të gjitha pushtetet, por Bujar Nishani thotë se situata është futur në krizë të thellë pasi janë eleminuar instrumentat për dialog.

Megjithatë ulja në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore është sinjali i parë i ndryshimit të kursit politik mes palëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nishani-rama-shtet-monist-perplasja-me-meten-thelloi-krizen-politike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon