Surprise Me!

Gjyqtarja që të liron nga burgu! Enkelejda Hoxha e Krujës ka nxjerrë disa të dënuar nga burgjet

2020-01-15 11 Dailymotion

Gjyqtarja e Krujës, e cila ende nuk ka dal në vetting, Enkeleda Hoxha, të martën liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera.

Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.

Lidhur me vendimin për Doklen, avokati i tij ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij ?ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë?. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Indrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2017. Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirimin e tij.

Ndërsa për lirimin e Tafilit dhe Pajës, brenda një jave, në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimin e vendimeve të kësaj gjyqtareje, pas iniciativës së presidentit Ilir Meta.

Enkeleda Hoxha,në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Në një tjetër vendim të sajin, gjyqtarja, i një një qytetareje, Marjana Prenucës, vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

Ne tentuam t?i merrnim një prononcim gjyqtares Enkeleda Hoxha, por ajo nuk donte të shprehej në media, me argumentin se ishte shprehur me vendim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EnkeledaHoxha#IndritDokle#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon