TIRANË - Ulja në një tryezë diskutimi me mazhorancën dhe opozitën e re parlamentare, për liderin demokrat Lulzim Basha, nuk do të thotë se reforma zgjedhore do të diktohet nga qeveria. Në një konferencë për mediat një ditë pas marrëveshjes politike që e bën edhe opozitën jashtëparlamentare pjesë të reformës zgjedhore, kryetari i Partisë Demokratike, Basha, tha se asnjë nuk ndryshon nga kërkesat e opozitës së bashkuar, ku më kryesorja siç tha ai, është që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të mbahen në një ditë me ato lokale. <br /><br />"Për opozitën, objektivi politik është i qartë, largimi i një orë e më parë e kësaj qeverie përmes zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme, të cilave do t?u paraprijë një reformë zgjedhore sipas standardeve të diktuara nga OSBE/ODIHR. Po të ishte për interesa politike meskine, po të ishte për ekuacione pushtetesh e karrikesh, kishte dhjetëra rrugë të tjera të cilat ne i kemi refuzuar dhe do t?i refuzojmë me përbuzje", u shpreh Basha.
