Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë më herët se asnjë amerikan ?nuk është dëmtuar? në incident.

?Asnjë shërbyes amerikan nuk është vrarë më 8 janar, por disa prej tyre kanë pësuar goditje në kokë?, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, Bill Urban.

Ai shtoi se ushtarët e plagosur janë dërguar për trajtim në Gjermani dhe Kuvajt dhe se do të kthehen në detyrë kur të vlerësohet se është e përshtatshme.

Rreth 1,500 ushtarë amerikanë kanë qenë në bazën Al-Assad në kohën kur është sulmuar.

Shumica e tyre kanë hyrë në bunkerë pasi janë njoftuar për raketat që janë hedhur.

Irani ka sulmuar dy baza të ushtrisë amerikane në Irak pasi një komandant i tij ushtarak është vrarë nga SHBA-ja më 3 janar.

Në adresimin e 8 janarit, Trump ka thënë se ?asnjë amerikan ose irakian? nuk është vrarë në sulmet e Iranit dhe se dy bazat e sulmuara kanë pësuar ?dëme minimale?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#AlAssad#TopChannel