Në 107-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin u mbajtën ceremoni në nderim të uniformave blu.<br /><br />Gjatë fjalës së saj në ceremoninë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, kryebashkiakja Voltana Ademi ka drejtuar gishtin drejt policisë duke kërkuar largimin e të inkriminuarve nga radhët e policisë. Ajo tha se vettingu në polici nuk po jep asnjë rezultat konkret, teksa shtoi se trajtimi financiar për Policinë e Shtetit duhet të rishikohet.