Surprise Me!

Report TV - 'Shtëpia të jetë e Zotit dhe e mikut...', Klosi: Durrësi gati për të pritur turistët

2020-01-17 0 Dailymotion

Është në traditën e shqiptarit që Shtëpia të jetë e Zotit dhe e Mikut', kështu është shprehur ministri i Turizimit Blendi Klosi, në samitin ?Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri? që po zhvillohet sot në Tiranë, në kuadër të solidaritetit për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.<br /><br />?Organizojmë këtë samit për të treguar se Shqipëria ka tashme një ofertë turistike te konsoliduar, te qëndrueshme dhe në cdo kohë. Mijëra familje gjetën dyert e hapura dhe dorën e mikpritjes së strukturave akomoduese hoteliere shqiptare. Ata u hapën dyert dhe strehuan në sofrën e madhe shqiptare, siç kanuni e përcakton mijëra qytetarë në ditën e tyre më të keqe. Kjo është dera e hapur e industrisë së turizmit shqiptar. Në rritje 2 fishore nga 2.2 milion turist në vitin 2013 ne 6 milion vitin e kaluar dhe 6.5 milion këtë vit. Shqipëria tashme ka hyre ne listen e vendeve me industri turizmi konkuruese. Pavarësisht goditjes së natyrës, zona e Durrësit është e paprekur, është e gatshme për të pranuar mijëra dhe miliona turistë. Sezoni turistik 2020 do të jetë një sezon i suksesshëm dhe për plot familje shqiptare. Këtë praktikë që ne bëmë në Shqipëri, ta ndajmë nëpër botë. Turizmi është një shtyllë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ne nuk jemi konkuretë, ne jemi bashkëpunues. ?, u shpreh Klosi.

Buy Now on CodeCanyon