#rtvora #oranews

Djegia e një kabulli elektrik krijoi momente frike mes nxënësve dhe mësuesve të shkollës numër 3 në qytetin e Laçit. Fëmijët u evakuuan menjëherë, ndërsa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu çdo rrezik. Dyshimet janë se shkak për zjarrin është bërë mbingarkesa në rrjetin elektrik.

Një shkollë u rrezikua në qytetin e Laçit nga zjarri.

Një kabull elektrik shpërtheu në flakë e tym duke shkaktuar momente frike e paniku mes nxënësve dhe mësuesve të shkollës nr 3.

Fëmijët u nxorën me shpejtësi jashtë si masë urgjente deri në vënien nën kontroll të gjithë situatës nga forcat zjarrfikëse.

Ata lokalizuan flakën e krijuar dhe ndërhynë për të shmangur përhapjen e saj në godinë.

Por ngjarja kishte vënë në alarm edhe prindërit, disa nga të cilët i morën fëmijët nga shkolla.

Por veç kabullit të djegur, nuk pati dëmtime në shkollë.

"Ka bërë masë kabulli. Evakuuam nxënësit menjëherë dhe njoftuam zjarrfikësit dhe gjithë organet e tjera. U fik dhe zjarri."

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë mbingarkesa e rrjetit elektrik të shkollës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zjarr-ne-rrjetin-elektrik-evakuohet-shkolla-ne-lac

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp