Surprise Me!

Report TV - Lleshaj: Po punojmë në dy drejtime për të luftuar krimin!

2020-01-17 0 Dailymotion

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se sot Policia e Shtetit është institucioni më i rëndësishëm për publikun. Ai tha se qeveria shqiptare po punon sot në dy drejtime, atë të fuqizimit të kapaciteve dhe modernizimit të Policisë së Shtetit.<br /><br />"Sot është dita për ta drejtuar vëmendjen tek të gjitha ata burra dhe gra që për më shumë se një shekull shërbyen në Policinë e Shtetit. Mirënjohja drejtohet tek ata që dhanë jetën. Më vjen mirë që sot shumë veteranë të cilëve i shpreh mirënjohjen. Nëse brezat e mëparshme ja dolën me shumë mund, ne do ia dalim me më shumë kushte. Policia kryeson listën e institucioneve më të besuara për publikun. Ne e dimë mirë se çfarë duhet të arrijmë, cila është rruga për këtë. Qeveria shqiptare po punon në dy drejtime, përmirësimi i kuadrit ligjor në luftën kundër krimit dhe fuqizimi i kapaciteteve dhe modernizimi i pandërprerë i Policisë Shtetit. Ky inaugurim sot është vetëm një element. Në ditët në vijim do kemi projekte të tjera. Një tjetër fushë e rëndësishme është siguria rrugore. Do synohet  një nivel shumë herë më i përmirësuar. I uroj të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Shtetit gëzuar përvjetorin e 107", tha Lleshaj.

Buy Now on CodeCanyon