Surprise Me!

Digjet kabulli elektrik brenda një shkolle në Laç, mësimi rifillon pas shuarjes së flakëve

2020-01-17 0 Dailymotion

Një kabull elektrik ka marrë flakë në shkollën numër 3, në qytetin e Laçit, ku fatmirësisht edhe pse të gjithë nxënësit ishin brenda nuk ka patur asnjë person të lënduar. Tymi i shpërndarë në shkollë ka krijuar panik tek nxënësit dhe stafi i mësuesve, por ata kanë mundur të dalin nga shkolla pa u lënduar.<br /><br />Report Tv mëson se është dashur ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve që flakët të izoloheshin. Mësohet se shkak i djegies së kabullit është bërë mbingarkesa. Kjo shkollë edhe pse një ndërtim i viteve të fundit nuk ka ngrohje dhe nxënësit në këto ditë të ftohta ngrohen me rezistenca. Kjo mund të ketë shkaktuar edhe ngarkesën që më pas ka sjellë edhe djegien e kabullit elektrik pranë paketës shpërndarëse së rrymës në këtë shkollë. Ndërkohë pas shuarjes së flakëve dhe daljes së tymit nga shkolla procesi mësimor ka vijuar normalisht.<br /><br />Kujotjmë se dy ditë më parë një zjarr përfshiu Spitalin e Durrësit rreth orës 00:25 të mëngjesit. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas ka vijuar deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit. Fatmirësisht u bë në kohë evoakuimi i pacientëve dhe nuk pati persona të lënduar.

Buy Now on CodeCanyon