Surprise Me!

Cikloni në jug të vendit - (10 Prill 2000)

2020-01-18 3 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ciklon në jug të vendit. Ditët e fundit rajoni jugor i vendit u përfshi nga një ciklon i papritur i cili shkaktoi shumë dëme. Një erë e fortë shkatërroi linjën e tensionit të lartë 110 kw, në segmentin Ballsh ? Tepelenë, në afërsi të komunës së Krasit. Nga rrëzimi i plepave anash rrugës nacionale Tepelenë ? Gjirokastër dhe Tepelenë ? Përmet u këpuën linjat e tensionit 220 kw dhe ato telefonike.

Për disa orë qytetet Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë mbetën pa energji. Në Këlcyrë, Qesarat, Lunxhëri dhe Zagori era shkatërroi çatitë e banesave dhe antenat parabolike e dëme të tjera. Dëme u shkaktuan dhe në pyjet me pisha ku cikloni shkuli me rrënj qindra pemë.

Në pikën e Sopotit ku janë përqëndruar antenat e radio RL-ve të televizioneve dhe Telekomit, stuhia shkaktoi zhvendosjen e antenave, çka shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të transmetimeve televizive dhe komunikimin telefonik me sistem radio RL. Prefektura e Gjirokastrës në rastet kur dëmet ishin më të mëdha ka bërë evidentimin dhe vlerësimin e tyre./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Buy Now on CodeCanyon