Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vetëm dy muaj në kampionatin Italian dhe sumlmuesi kuq e zi Erion Bogdani tashmë i ka çuar kuotat e tij 10 miliard lireta. I blerë tre muaj më parë nga skuadra e Reginas për tre milliard me lojën e tij Bogdani ka rezultuar si një investim i suksesshmëm për kalabrezët.

Sipas shtypit të sotëm Italian shtatlarti nga shqipëria në katër ndeshjet e fundit është bërë Beniamini i mijra tifozëve kalabrez, të cilët i kanë vënë epitetin doktori për faktin se është i vetmi në skuadrën e tyre që ka një diplomë universitare.

Duket se goli i shënuar në portën e Venecias nuk i ka shërbyer vetëm skuadrës që tashmë mendon për kupën Inter Toto, por edhe për evidentimin në maksimum të tij. Nga drejtuesit e Reginas nuk bëhet e ditur se do të jenë të gatshëm që në fund të sezonit të lejoj largimin e Bogdanit./tvklan.al

Gazetar ? Dritan Shakohoxha