#rtvora #oranews
Partia Demokratike i është rikthyer sërish dosjes 184. Në një dalje për mediat, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibaje thotë se arrestimi i Pajtim Agës, si pjesë e dosjes 184 tregon se Rama mbështet krimin për të vjedhur votat.

Sipas PD, kjo është një provë për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt

Arrestimi i përsëritur për trafik droge i Pajtim Agës së dosjes 184, përveçse dëshmon përshkallëzimin e fenomenit kriminal, konfirmon se krimi, trafiku i drogës dhe liria për të vepruar e kontingjentit kriminal ka mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë.

Kur krimi lidhjet me zgjedhjet, ai ka mbështetjen direkte të Edi Ramës.

Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si ?ushtari i bindur? i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky është shefi i policisë që garantoi mbjelljen e Dibrës me hashash prej të vëllait, tani të arrestuar, i njëjti shef policie që terrorizoi qytetarët e Dibrës për të vjedhur votat e tyre, bashkë me Bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu e të tjerë.

E gjith kjo bandë vjedhësish votash, arriti që nën përdorimin e parasë, terrorit policor dhe administratës, të vidhnin votat e dibranëve. I madh e i vogël brenda e jashtë Shqipërisë janë njohur me bëmat e kësaj bande qeveritare, nga Zëri i Amerikës, nga Bild-i gjerman e media të tjera botërore.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/arrestimi-i-pajtim-ages-pd-rama-mbeshtet-krimin-te-vjedhur-zgjedhjet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp