Kjo është logoja e cila do të prezantojë kryeqytetin për 100 ?vjetorin e tij.
Më 9 Shkurt të 1920-s Kongresi i Lushnjës shpalli Tiranën si kryeqytet të vendit, ndërsa Bashkia hapi një konkurs për të zgjedhur logon që do ta prezantojë atë në këtë përvjetor.
Një studio nga Kosova u zgjodh fituesja në një votim të hapur për qytetarët në rrjetet sociale, mes 4 konkurrentëve finalistë.
Vetë kreu i bashkisë së kryeqytetit tha se logoja plot ngjyra përfaqëson Tiranën si kryeqytetin e të rinjve të cilët shohin me padurim nga e ardhmja.
Por 100- vjetori i Tiranës kryeqytet mban dhe shumë sfida për ata që drejtojnë dhe menaxhojnë qytetin, se çfarë do të bëhet me të për 100 vitet e ardhshme.
Me rastin e 100 ? vjetorit Bashkia do të zhvillojë dhjetëra aktivitete nën këtë logo, për t?i hapur rrugë më pas edhe konkurseve për dhënien e ideve për projektin e ?Tiranës ? Kryeqyteti Europian i Ëndrrave Tona? i cili do të konkurrojë mes të gjithë kryeqyteteve të Europës pas dy vjetësh.
Tv Klan