Pas mjegullës, e cila vijon prej 5 ditësh, duke sjellë probleme në qarkullim, e diela e gjeti Bulqizën të mbuluar nga bora dhe nën pushtetin e temperaturave të ulëta.

Reshjet e borës kanë rënë në të gjitha njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh, Zerqan, Fushë Bulqizë dhe Shupenzë. Sipas policisë rruga nacionale Bulqizë-Peshkopi është e kalueshme, por probleme në lëvizje ka rruga Qafe e Buallit-Kraste, ku përveç terrenit të vështirë në këtë segment rrugor ka edhe prani të ngricave.

Ndërkohë ngricat kanë shkaktuar probleme edhe në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në zonën e Fushë Bulqizës, duke lënë pa energji disa fshatra. Sipas Operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike bëhet me dije se grupet e punës po punojnë për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike.

Ndërkohë policia lokale e qarkullimit Bulqizë u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes në qarkullim dhe të përdorin zinxhirët në rrugët ku ka vështirësi, pasi reshjet e dëborës në Bulqizë vijojnë të jenë prezent në të gjithë rrethin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BulqizeDebore#TopChannel