Surprise Me!

Ndihmat e shqiptarëve të Greqisë/ Mbërrijnë në Durrës për të prekurit nga tërmeti

2020-01-19 1 Dailymotion

Një sasi e konsiderueshme ndihmash për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka mbërritur mbrëmjen e së shtunës nga shqiptarët e Selanikut në Durrës.

Përmes një itinerari simbol që dëshmon miqësinë e hershme dhe binjakëzimin mes dy qyteteve, kamionët me ndihma u nisën nga parku me emrin ?Durrësi? në Selanik dhe mbërritën në sheshin ?Selaniku? të qytetit. Nisma për ndihmat në krevatë, dyshekë, batanije, veshmbathje dhe ushqime u ndërmor nga Komuniteti Shqiptar i Selanikut, përfaqësuesit e të cilit shoqëronin kamionët.

Luan Zyka, kreu i shoqatës Komuniteti Shqiptar i Selanikut:

?Në Selanik jetojnë mijëra shqiptarë dhe sapo dëgjuan për tërmetin e tmerrshëm që kishte ndodhur në Shqipëri iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë. Ndihma janë dhënë dhe nga qytetarët, tifozët grekë të Aris e Paokut, bashki dhe institucione greke, kisha ortodokse dhe katolike. Reagim solidar i të gjithë shoqërisë së Selanikut. Kjo tregon se kur popujt kanë dëshirë të mirë e duan të bashkëjetojnë e ardhmja e tyre është pozitive dhe harmonike.?

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri i falenderoi shqiptarët për solidaritetin.

?Gjej rastin të falenderoj shqiptarët e Selanikut dhe të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë nëpër botë sepse na janë gjendur pranë dhe na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira.?

Në këto ditë të ftohta dimri, destinacioni i këtyre ndihmave do të jenë familjet që jetojnë në çadra në zonat rurale të bashkisë Durrës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel#Durres#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon