Fati i ish ministres së Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovksa është në duart e pesë gjykatësve suprem. Gjykata më e lartë këto ditë do të vendos nëse Jankulloska do të përfundoj në burg për furnizimin joligjor për Mercedesin luksoz ku është e dënuar me 4 vjet burg. Burime nga Supremja thonë për Alsat thonë se lënda ?Tanku? është në fazën përfundimtare. Jozyrtarisht, gjykatësit suprem javën e ardhshme do të takohen për të shqyrtuar kërkesën e Jankulloskën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit.
