#rtvora #oranews

Një 30-vjeçar nga Durrësi, i cili vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në qytetin bregdetar, është prangosur nga Policia Rrugore e Elbasanit pas pas 30 minutash ndjekjeje.

"Policia Rrugore e Elbasanit, pas njoftimit të marrë se një mjet tip ?Benz ML?, prodhim i fundit ishte vjedhur në Elbasan, tek Ura e Shkumbinit, ka organizuar patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore dhe janë vënë në kërkim të mjetit, duke e konstatuar mjetin që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t?u larguar në drejtim të Durrësit. Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhe pas afro 30 minutash, në Bradashesh, njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur".

Drejtuesi i mjetit, A. P, së bashku me mjetin janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimit u bë arrestimi në flagrancë.

"Ky shtetas, në lagjen ?Shënkoll?, në orët e mbrëmjes ka vjedhur mjetin tip ?Benz ML?, në pronësi të shtetasit E. Ç".

Gjithashtu, nga veprimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip ?Benz?, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.

Vijojnë veprimet në bashkëpunim me DVP Durrës e Tiranë, pasi ky shtetas dyshohet se ka vjedhur edhe disa mjete të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja".

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vidhte-makina-luksoze-ne-elbasan-dhe-i-conte-ne-durres-arrestohet-pas-30-minuta-ndjekje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp