Një alpinist ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi t? Çesmës së Tarikos.

Alpinisti ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rrëshkitur në një zonë të thepisur. Ai është ndihmuar për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshkiti nga bashkudhëtarët e tij në këtë aventurë.

Burime të Komisariatit të Policisë Skrapar,bëjnë me dije se,alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhë në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se,4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit,në momentin kur njëri prej tyre rrëshkiti. Po kështu,konfirmohet se,alpinistët janë të gjithë shqiptarë por identiteti i tyre nuk dihet ende,ashtu sikurse nuk dihet edhe qyteti prej nga ata janë.

Kanë qenë vetë alpinistët ata që nëpërmjet telefonit kanë kërkuar ndihmën e emergjencave civile. Mësohet se,nga Tirana është nisur drejt zonës ku ndodhen alpinistët një helikopter i Forcave Ajrore për të transportuar drejt Spitalit të Tiranës Alpinistin e dëmtuar për shkak se në zonën ku ata ndodhen nuk ka rrugë makine dhe zona është e mbuluar nga dëbora.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ForcaveAjrore#Alpinist#TopChannel