Surprise Me!

“Venecia” zbarkon në shkurt/ Misioni i dytë për konfliktin mes Parlamentit dhe Presidentit

2020-01-19 0 Dailymotion

Komisioni Venecias është duke përgatitur dërgimin e një misioni fakt mbledhës në Shqipëri, pas kërkesës të parlamentit në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit, të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit .

Top-Channel në lidhje me këtë çështje pyeti zëdhënësin e Komisionit të Venecias i cili dha këtë përgjigje.

Komisioni Venecias është duke u marrë me këtë kërkesë dhe është duke përgatitur një vizitë në Tiranë gjatë muajit Shkurt. Data konkrete për këtë vizitë ende nuk është vendosur?.

Në kërkesën e firmosur nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi për Presidentin e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, parashtrohet gjithë ajo që ka ndodhur me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vakancave, në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas drejtohen 6 pyetje.

Kuvendi iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias më 30 dhjetor 2019 ku ndër të tjera theksohet se:

?Më 5 dhjetor ?Kuvendi ka zgjeruar objektin e hetimit, të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe afatin e veprimtarisë së tij, nisur nga një kërkesë e re e një grupi deputetësh për të shtuar në procesin hetimor dhe disa akte dhe veprime të tjera, të Presidentit në lidhje me emërimin e gjyqtarëve kushtetues ndodhur në nëntor të këtij viti, për të cilat kërkuesit çmojnë se Presidenti ka kryer shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe përbëjnë shkak për shkarkimin e tij?.

Thomas Markert, sekretar i Komisionit i ka kthyer përgjigje, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ku thotë se Komisioni i Venecias do të diskutojë për një opinion në sesionin e marsit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjykateKushtetuese#Venecia#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon