Surprise Me!

“Der Standard”: Albin Kurti ka 15 ditë kohë, pastaj sërish zgjedhje

2020-01-20 0 Dailymotion

Duke analizuar situatën politike të Kosovës, gazeta austriake ?Der Standard? thotë se mbetet e paqartë nëse qeveria e re do të arrijë të krijohet.

Albin Kurti ka 15 ditë për të vendosur, shkruan e perditshmja e njohur në një artikull kushtuar aktualitetit politik në Kosovë në mesin e ngërçit që kanë krijuar mospajtimet e Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në, të cilat nuk po lejojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për bashkëqeverisje.

Gazeta austriake kujton se presidenti Hashim Thaçi, e firmosi të shtunën mandatimin e Albin Kurtit për krijimin e qeverisë së re. ?Der Standard? përmend afatin ligjor për krijimin e qeverisë që është 15 ditë dhe nëse ekzekutivi nuk formohet, atëherë do të pasojnë zgjedhjet e reja.

?Kjo për çdo rast ndodh edhe nëse qeveria nuk formohet 60 ditë pas krijimit të parlamentit, dhe një periudhë e tillë zgjat deri në 24 shkurt?, kujton gazeta austriake në artikullin e saj.

?Der Standard?, shkruan se VV dhe LDK kanë mosmarrëveshje vetëm sa i përket postit të presidentit të vendit, dhe për të gjetur një zgjidhje, deri tani nuk kanë mjaftuar as tre muaj negociata. Ajo thekson gjithashtu se në zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosja fitoi 29 vende në parlament, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës vetëm një më pak, duke bërë kështu që e para të krijojë një ?shumicë shumë të ngushtë?.

Vendimin e tij të dy ditëve më parë, Thaci e justifikoi duke thënë se bllokada politike e institucioneve nuk mund të vazhdojë dhe sipas tij, tani i takon Kurtit që ta pranojë ose jo mandatin për të formuar një qeveri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DerStandard#Kosovo#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon