#rtvora #oranews

OSBE, në drejtimin e kryeministrit Edi Rama, bën thirrje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe vendosjen e armëpushimit nëpërmjet dialogut. Rama nënvizoi që organizata nën drejtimin e Shqipërisë do të ketë prioritet njerëzit e thjeshtë në terren. Përveç takimeve politike kryeministri do të vizitojë edhe zonën e konfliktit në Ukrainën Lindore.

Në vizitën e parë zyrtare në Kiev, në cilësinë e kryetarit të OSBE, Edi Rama nënvizoi domosdoshmërinë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Në konferencën me Ministrin e Punëve të Jashtme ukrainas Rama foli mbi hapat që duhen ndërmarrë nga kryesia e radhës e Shqipërisë në OSBE për të lehtësuar jetën e popullsisë në të dy anët e kufirit.

Edi Rama: Zgjidhja e Krizës në Ukrainë mbetet sfida më emergjente për sigurinë në Europë. Konflikti vazhdon të marrë jetën e qytetarëve të pafajshëm dhe kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalojë, prandaj qëllimi ynë është të garantojmë armëpushim të plotë e të qëndrueshëm. Rinisja e dialogut të nivelit të lartë dhe rezultatet e Samitit të Normandisë janë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë, ka ende shumë për të bërë dhe të gjithë e dimë që rruga drejt paqes së qëndrueshme është e gjatë.

I pyetur për prioritetet e presidencës shqiptare të OSBE-së për t?u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të konfliktit, Edi Rama u shpreh se organizata në drejtimin e tij do të jetë e përqendruar tek njerëzit në terren.

Edi Rama: Jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë aktorë të mëdhenj dhe praktikisht shumë të tjerë që bëjnë përpjekje në nivelet e larta të këtij konflikti, por jo shumë prej saj përqendrohet te njerëzit e thjeshtë, te banorët që duhet të jetojnë në këtë konflikt e të vuajnë pasojat. Ne duam ta nisim me këtë ndryshimin, sa më shumë të mundemi, do bëjmë më të mirën tonë, kemi njerëz shumë të zotë në terren.

Kryeministri Rama do të zhvillojë takime me Presidentin e Ukrainës Zelensky, kryeministrin Oleksiy Honcharuk dhe kryetarin e Parlamentit. Gjithashtu pas takimeve politike Rama do të vizitojë edhe pjesën lindore të Ukrainës, zonën e prekur nga konflikti si dhe do të bisedojë më nga afër stafin e grupit e kontaktit trilateral.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-ne-kiev-i-gatshem-te-zgjidhur-krizen-ne-ukraine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp