Surprise Me!

Ora News - ‘Testi i idiotit’ mbështetet nga ekspertët: Do të sjellë reduktim të aksidenteve

2020-01-20 1 Dailymotion

#rtvora #oranews

Testi i idiotit, i propozuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shihet si nismë pozitive nga ekspertët rrugor dhe të shëndetit mendor. Psikologët shprehen se numri it ë prekurve nga çrregullimet mendore është në rritje, ndërsa ekspertët e rrugëve thonë se implementimi i nismës, mund të ulë numrin e aksidenteve.

Drejtuesit e automjeteve që do të konsiderohen si përsëritës në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, do të mund ti nënshtrohen dhe testit të idiotit.

Nisma e propozuar nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore për këtë vit, cilësohet si pozitive nga ekspertët nisur dhe nga numri i lartë i viktimave në rrugë.

Gezim Hoxha: Patjetër që do të sjellë ulje të numrit të aksidenteve, sepse normalizimi i njerëzve dhe shmangia e njerëzve që janë të sëmurë apo kanë tronditje, do të sjellë atë që në rrugë të qarkullojnë vetëm njerëz normal. Edhe infrastruktura ka të metat e saj që duhen parë.

Të prekurit nga sëmundjet depresive apo të sistemit mendor, sipas psikologes Entela Binjaku janë në rritje, ndaj dhe testi i idiotit, sipas saj, duhet implementuar menjëherë.

Entela Binjaku: Në përditshmërinë tonë rastet e depresionit nuk mungojnë, rastet e çrregullimeve nuk mungojnë, edhe rastet obsesive nuk mungojnë. Nuk besoj se jashtë këtyre çrregullimeve janë edhe drejtuesit e automjeteve.

Disa nga propozimet e ekspertëve, nisur dhe nga modeli gjerman, konsistojnë në kontrollin mendor të shoferëve në rastet e përsëritjeve të shkeljeve rrugore apo aksidenteve.

Gezim Hoxha: Kur një shtetas nuk arrin ti kuptojë gabimet që ka bërë, kur një shtetas futet për të marrë lejen e drejtimit në komision, herën e parë nuk e merr, herën e dytë nuk e merr, herën e tretë i thonë duhet ti nënshtrohet testit.

Modeli i testit të idiotit aplikohet në disa vende të Bashkimit Europian dhe përmban 50 pyetje që tregojnë shëndetin mendor të shoferëve. Nëse testi nuk kalohet, atëherë leja e drejtimit hiqet për një kohë të pacaktuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/testi-i-idiotit-mbeshtetet-nga-ekspertet-do-te-sjelle-reduktim-te-aksidenteve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon