Qeveria do të hapë ankandin për ndërtimin e një parku diellor në zonën e Karavastasë, me kapacitet energjetik 140 mega vat.

?Ky 140 megavat është ndarë në 70 me 70. Pra ,70 do të jenë me incentivë ndërsa pjesa tjetër në treg?, shprehet Balluku.

Sipas formulës së përzgjedhur nga Ministria e Energjisë, gjysma e energjisë së prodhuar nga ky park do të shitet në tregun e lirë, ndërsa gjysma tjetër do të blihet nga qeveria për 15 vjet me një çmim tavan 55 euro për mega. Kjo skemë është një kopje identike me projektin e parkut të akërnisë që qeveria tenderoi dy vjet më parë.

Parku diellor i Karavastasë është më i madhi që ka planifikuar ndonjëherë Shqipëria. Sipas ministres Belinda Balluku ai nuk prek lagunën.

Dy vjet më parë qeveria zhvilloi ankandin për ndërtimin e një parku me kapacitet 100 mega, por edhe pse u shpall fituesi, pas zëvendësimit të ministrave, kontrata është zvarritur duke çuar në përplasje të forta mes sekretariatit të energjisë në Vienë dhe ministres Belinda Balluku.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BelindaBalluku#Karavasta#TopChannel