Një pjesë e banorëve të fshatit Floq kanë kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre lidhur me pasojat e tërmetit të shkaktuara në 1 qershor të vitit të kaluar.

Ndërkohë që në këtë fshat dhjetëra banesa u rindërtuan duke i dhënë zgjidhje familjeve që mbetën pa strehë, shumë familje të tjera do të përfitonin kompensimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e tyre. Por ende për këtë kategori familjesh ka vonesa me kompensimin e dëmeve të shkaktuara. Përballë kësaj situate banorët janë mbledhur para prefekturës së Korçës, ndërsa deklarojnë se me të ardhurat e tyre e kanë të pamundur të riparojnë dëmet e shkaktuara në banesa. Ndaj edhe për këtë kanë kërkuar ndërhyrjen e prefektit të qarkut të Korçës, pasi jetojnë në kushte jo normale.

Nga ana tjetër sipas të dhënave të prefekturës këshillat bashkiakë të Korçës, Devollit dhe Kolonjës i kanë miratuar listat përfundimtare lidhur me dëmshpërblimin e 553 familjeve të cilat kanë pësuar dëme më të lehta nga tërmeti i 1 qershorit, të cilat sipas ligjit duhet të dëmshpërblehen në masën 50% të dëmeve të pësuara.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Korce#TopChannel