Surprise Me!

Një film për krizën e urisë në Ukrainë/ “Mr. Jones” rrëfen historinë e trishtë të vitit 1933

2020-01-20 3 Dailymotion

Filmi ?Mr. Jones?, që trajton një ngjarje të vitit 1933 në ish Bashkimin Sovjetik, me regji të Agnieszka Holland dhe skenariste Andrea Chalupa, përçon një mesazh të fuqishëm.

Filmi tregon historinë e një gazetari të ri nga Uellsi, i cili kërkonte të vërtetën në Bashkimin Sovjetik të vitit 1933. ?Mr. Jones?, një film i ri me aktorët James Norton, Peter Sarsgaard dhe Vanessa Kirby, bazohet në historinë e vërtetë të Gareth Jones, një gazetar i Uellsit dhe këshilltar për marrëdhëniet me jashtë i ish kryeministrit britanik David Lloyd George.

Jones arriti në Moskë në 1933 duke u përpjekur të zbulonte se nga vinin paratë për të financuar industrializimin e Bashkimit Sovjetik. Por ndërkohë atje ai zbuloi krizën e tmerrshme të urisë, që ishte rezultat i konfiskimit të grurit nga qeveria e Moskës. Gjyshi ukrainas i skenaristes Andrea Chalupa jetoi gjatë periudhës së urisë, nga e cila vuajtën miliona ukrainas. ?Në një skenë të filmit ?Mr. Jones?, Gareth Jones sheh një person duke ngarkuar në sajë kufoma.

Ai merr trupin e një gruaje të vdekur në anë të rrugës dhe beben në krahët e saj që po përpiqej ta zgjonte nënën. Gruaja e vdekur dhe foshnja e saj ende e gjallë hidhen në pjesën e prapme të sajës mbi një grumbull kufomash dhe çohen në një varr masiv. Ajo skenë u mor direkt nga autobiografia e gjyshit tim?, ka rrëfyer regjisorja. Gjatë krizës së tmerrshme të urisë së saj kohe në Ukrainë, të njohur si ?Holodomor? janë shënuar dhe raste kanibalizmi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AgnieszkaHolland#AndreaChalupa#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon