Surprise Me!

Balla sulmon serish gjykaten per Bashen

2020-01-20 3 Dailymotion

Për Taulant Ballën arsyeja e intesifikimit të lajmeve në mediat ndërkombëtare për Lulzim Bashën dhe çështjen e lobimit në SHBA është pikërisht vendimi i padrejtë i gjykatës për pushimin e hetimeve për mungesë provash.<br />Përpara mediave ai nuk pranon të komentojë arsyen e botimit dhe më pas të fshirjes se një lajmi mbi këtë çështje nga gazeta gjermane Bild, pasi për të mjafton fakti se këto të dhëna janë publike në faqen e DASH. <br />?Arsyeja e intensifikimit të vëmendjes nga mediat e mëdha botërore për këtë çështje është pandëshkueshmëria. Ne të gjithë e dimë se para pak ditësh është publikuar një vendim gjykate, sikurse shkruante ?The Times?, e cila i dha pandëshkueshmërinë Lulzim Bashës për një çështje që është e qartë si drita e diellit. Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë janë publikuar kontrata që mbajnë firmën e Lulzim Bashës, numrin e pasaportës së tij diplomatike dhe shumat që lobuesi ka marrë në emër të Lulzim Bashës nga Partia Demokratike?.<br /><br /> Balla foli për këtë çështje, duke iu përgjigjur interesit të mediave, pas konferencës së kryetarëve, e cila miratoi kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit që nis sezonin e ri pas pushimeve të fundvitit.

Buy Now on CodeCanyon