Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

80 mijë leje qëndrimi në itali do tju shpërndahen emigrantëve që ndodhen në vendin fqinj. Është ky hapi i ndërmarrë nga qeveria italiane kur 45 mijë emigrant janë riatdhesuar deri tani dhe rreth 300 mijë të tjerë presin se çdo të bëhet me ta. Kushti i vetëm për shpërndarjen e lejeve të qëndrimit është kontrolli i dokumentave të paraqitura nga ana e policisë.

Emigrantët duhet të kenë një librez pune dhe shtëpie si dhe duhet ti kenë futur dokumentat për të qëndruar në itali brenda Dhjetorit të 1998. Por qëndrimi i ligjshëm i refugjatëve në itali është bërë mollë sherri në qeverinë italiane./tvklan.al

Gazetare ? Mirla Milori