Emisioni ?Uniko? në Klan Plus ka zbardhur dëshminë në Policinë e Tiranës të Namik Mazes, babait të Taulandit, dhe të të dashurës së këtij të fundit.

Më datën 18 Janar 2015, Entoni ka dalë nga banesa dhe ka vajtur të takojë motrën e tij, shtetasen M.N., që banon në afërsi të ?Kopshtit Zoologjik?. Më datën 19 Janar 2015 rreth orës 10:30, aty ka vajtur dhe Namiku së bashku me bashkëshorten dhe kanë takuar djalin e tyre Entonin, ku kanë qëndruar me të në një kafe deri në orën 13:30.

Babai rrëfen se i biri ishte i trembur, i frikësuar, fliste pak dhe u kishte rrëfyer prindërve vetëm se ishte kërcënuar nga një shoku i tij me inicialet B.SH.

?Gjatë kohës që kam qenë në kafe, djalin e kam parë të trembur dhe e kam pyetur se çfarë problem kishte. Ai pas shumë insistimesh, më është përgjigjur se kishte patur një kërcënim nga B. dhe se nuk ndihej rehat. Unë e kam pyetur disa herë djalin se cila ishte arsyeja që e kishte kërcënuar B., nuk kam marrë asnjë përgjigje pasi im bir është tip i mbyllur dhe nuk kam arritur të mësoj arsyen se përse ishte kërcënuar nga shoku i tij B. Pas kësaj bisede, së bashku me bashkëshorten jemi larguar për në banesë?, thuhet në dëshminë e babait të Tauland Mazes.