Jeta për këtë familje është mjerim. Prej gati 10 vitesh, familja Alidemaj, jeton në një kontenier. Veç kushteve të rënda ekonomike, nënë e bir kanë edhe probleme mendore, çka e vështirëson më shumë jetesën e tyre. Të dy ata, qëndrojnë me sytë nga dera, në pritje të ndonjë njeriu që mund ti ndihmojë.

?Kerkun hiç, nuk ki ku mu pastru.. po lypi me banu dikun.Kom nevojë me më ndihmu dikush me dal prej ktuhit?.

Përveç ndihmës sociale, djali i saj thotë se nuk kanë të ardhura tjetër. Në varfëri e gjendje të mjerueshme të dy ata po jetojnë si mos më keq.

?Për banim ne jemi duke pritur, jemi duke pritur për banim??

Të afërm të tyre, e kanë përcjellë rastin në redaksinë e agjencisë së lajmeve KosovaPress dhe thonë se dy anëtarët e kësaj familjeje, janë në gjendje të mjerueshme. Zyrtarët në komunën e Prishtinës, thonë se për momentin nuk kanë banesa të lira që t?ia ofrojnë kësaj familjeje. Por komuna mund të marrë përsipër pagesën e qerasë.

?Në shpalljen e fundit është bërë për 50 banesa sociale në Hajvali, kjo familje nuk ka arrit të marrë pikët e nevojshme që të pajiset me një banesë. Pra, për këtë arsyeje nuk është pajisur, nuk është që ne kemi banesa, dhe e kemi refuzuar. Mirëpo ne i kemi ofruar zgjidhje kësaj familje, duke iu ofruar mundësi që të ia paguajmë qiranë ne si komunë?.

Sidoqoftë, deri sa të gjendet një zgjidhje për ta, dy anëtarët e familjes alidemaj, mbeten në mëshirë të fatit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kontenier#Alidemaj#TopChannel