Treni i parë i natës u nis nga Vjena drejt Belgjikës, pas 16 vitesh ndërprerje.

Në bordin e tij, politikanë austriakë dhe evropianë, që shpresojnë se trajektorja e re do të ofrojë një shembull të qartë se si kontinenti përpiqet të plotësojë objektivat e tij për klimën. Treni i natës doli nga stacioni kryesor i Vienës pikërisht në orën 20.38 i shoqëruar nga tingujt e himnit të BE, dhe me sloganin duaje planetin tënd të pikturuar në anë të tij. Ai mbërriti në Bruksel në orën 10 të mëngjesit të së hënës.

Ky tren nate, emeton më pak se një të dhjetën e dioksidit të karbonit për pasagjer, krahasuar me trenat e tjerë.
Prej vitesh, kompania austriake e hekurudhave OEBB, është bërë pioniere e rikthimit të trenave të natës.
E ndërsa për shumëkënd, treni është një zgjedhje e mirë për arsye ambjentaliste, ka edhe nga ata që thonë se ai është zgjedhja e duhur edhe për shkak të komfortit që ofron. Udhëtimi me të është relaksues dhe nuk përballesh me rutinën e aeroporteve.

Ndërkohë edhe vetë qeveria austriake, ka ambicie për ta bërë vendin neutral ndaj karbonit deri në 2040-ën

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vien# Bruksel#TopChannel