Gjashtë shtetas janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës në kuadër të operacionit ?Vasjari?. Në pranga ranë shtetasit: R. J., 45 vjeç, banues në Vlorë; M. Z., 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj; L. K., 55 vjeç, banues në Mallakastër; S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë; M. B., 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe E. S., 30 vjeç, banues në Memaliaj. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe një shtetas tjetër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës.

Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ?Vasjari?.
Sekuestrohen 103 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri pistoletë.
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Memaliaj, organizuan dhe finalizuan operacionin ?Vasjari?, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :

R. J., 45 vjeç, banues në Vlorë;
M. Z., 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj;
L. K., 55 vjeç, banues në Mallakastër;
S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë;
M. B., 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe
E. S., 30 vjeç, banues në Memaliaj.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe një shtetas tjetër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit? dhe ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? e kryer në bashkëpunim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CannabisSattiva#TopChannel