Surprise Me!

Ora News - Ruçi: Kongresi i Lushnjës nisi konsolidimi i Shqipërisë së pavarur dhe asaj parlamentare

2020-01-21 0 Dailymotion

#rtvora #oranews

100 vjetori i Kongresit të Lushnjes dhe themelimit të parlamentarizmit shqiptar po kremtohet me aktivitete të shumta. Ceremonitë nisën në Shtëpinë e Kongresit në Lushnje, ku morën pjesë zyrtarë të lartë dhe pasardhës të protagonistëve. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i quajti pjesëmarrësit Legjionarë të parlamentarizmit shqiptar.

21 Janari i vitit 1920 është shënuar si data e hedhjes së themeleve të shtetit modern shqiptar dhe lindjes së Parlamentarizmit!

Ceremonitë për 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, nisën aty ku filloi historia.

Kryeparlamentarë ndër vite, ligjvënës, pasardhës të delegatëve dhe qytetarë të Lushnjes u bënë bashkë para shtëpisë së Kongresit.

Gramoz Ruçit i takoi fjala si kryetar i Kuvendit në një shekull parlamentarizëm.

Gramoz Ruçi: Nga ky kongres nisi konsolidimi i Shqipërisë së pavarur dhe asaj parlamentare. Nga kjo shtëpi dhe ky kongres nisi diplomacia shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe të integritetit të Shqipërisë. Nga ky kongres nisi ndërtimi i administratës shqiptare, i arsimit, i shkollave dhe i forcave të rendit. Kjo shtëpi dhe ky kongres u vu në dispozicion të mbrojtjes të Shqipërisë dhe u shndërrua në një shtëpi e kongres historik për arsye të vendimeve që u morën këtu. Vizioni, vendosmëria dhe kontributi i tyre e bënë Shqipërinë me Parlament. Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër që nuk do ti harrohet edhe deputetëve të parë të caktuar nga Kongresi i Lushnjës. Këta u bënë legjionarët e parlamentarizmit shqiptar dhe për këtë fakt historik kombi dhe historia do tu jenë atyre përjetë mirënjohës.

Kongresi i zhvilloi punimet nga 21 deri më 31 Janari i vitit 1920 duke hedhur bazat e shtetit modern!

Aty u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta.

Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Koha kur u mblodh kongresi ishte e trazuar për Shqipërinë.

Pas luftës së parë botërore, vendi RREZIKOHEJ nga copëtimi dhe interesat e fuqive të mëdha dhe fqinjëve që shtetin shqiptar e kishin njohur në 1913, por me gati gjysmën e territorit jashtë kufijve, ndërsa vendi në atë kohë po kalonte një periudhë të trazuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ruci-nga-kongresi-i-lushnjes-nisi-konsolidimi-i-shqiperise-se-pavarur-dhe-asaj-parlamentare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon