Surprise Me!

Rikonstruktohet pas 60 vitesh shkolla “1 Qershori”

2020-01-21 1 Dailymotion

Pas afro 60 vitesh, shkolla 9-vjeçare ?1 Qershori? në Kombinat i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se brenda vitit shkolla do të hapë dyert për nxënësit e kësaj zone.

?Po punojmë me shpejtësi që shkolla ?1 Qershori? të kapë 1 Qershorin e 100-vjetorit të Tiranës, si një shkollë e re, si një shkollë e shtuar, jo vetëm në numër klasash, por edhe me ambiente të reja sportive për futboll, volejboll, basketboll dhe palestër?.

Sipas Veliajt, në 20 prej 100 kantierëve të hapur në kryeqytet, janë në shkolla.

?Refreni i 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet do të jetë i fokusuar tek fëmijët, prioriteti që u është dhënë fëmijëve në mandatin e parë do të vijojë edhe në këtë mandat. Nëse në 100 vitet e ardhshme të Tiranës do të punojmë duke pasur parasysh fëmijët dhe jo sherret e të rriturve, do të lëmë realisht një pajë dhe do kemi hedhur piketat sesi do jetë Tirana në 100 vitet e ardhshme?.

Shkolla ?1 Qershori? do të zhvillojë mësim vetëm me një turn. Ndërsa pasdite ajo do të përdoret për aktivitetet e komunitetit.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon