Surprise Me!

100 vjet nga "Kongresi i Lushnjes"

2020-01-21 1 Dailymotion

Kjo është shtëpia e Kasëm Fugës, patriotit lushnjar i cili hapi dyert e saj 100 vjet më parë për të mirëpritur delegatë nga e gjithë Shqipëria që morën pjesë në Kongresin e Lushnjes.

Kjo ngjarje, e cila shënoi dhe fillimin e parlamentarizmit në vend, është kujtuar me disa aktivitete në Lushnje, por dhe në Tiranë.

Për kreun e Kuvendit, me Kongresin e Lushnjes nisi edhe mbrojtja e tërësisë dhe integritetit të vendit.

Përfaqësues të opozitës parlamentare kanë kërkuar rishikimin e festave kombëtare dhe përfshirjen edhe të kësaj ngjarje në kalendarin e tyre. Por socialistët, që në këtë ditë kujtojnë të vrarët e 21 Janarit 2011, ende nuk kanë marrë një vendim, çka ju kujtua Gramoz Ruçit dhe gjatë ceremonisë së organizuar në Lushnje.

Pjesë e ceremonisë në këtë 100-vjetor ishte dhe ekspozimi i afro 4 mijë dokumenteve të përdorura në Kongres, si dhe flamuri, vula dhe stilografi i përdorur për t?u firmosur vendimet e marra. Në Tiranë u çel për këtë rast ekspozita ?100 vjet Parlamentarizëm Shqiptar?, si dhe u zhvillua një konferencë shkencore me të njëjtin emër.

Pas shpalljes së Pavarësisë, Kongresi i Lushnjes është ngjarja më e madhe që shënjoi historinë e Shqipërisë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon