VLORE- Forcat RENEA kanë ndërmarrë mbrëmjen e sotme një aksion në Vlorë. Mësohet se kontrollet po vijojnë në fshatin Hoshtimë ku pak ditë më parë ra në pranga Xhevahir Jonuzi i shumëkërkuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.<br /><br />Burime bëjnë me dije se që pas arrestimit të Jonuzit në Hoshtime, RENEA pritet të finalizojë të tjera arrestime të personave të shpallur në kërkim apo që i kanë shpëtuar dënimit.