Hashim Thaçi deklaroi në një intervistë për Bloomberg se Kosova do ta ketë shumë shpejt qeverinë e re. ?Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO-s?, tha presidenti kosovar,i cili për këtë arsye dhe u zotua të bashkëpunojë me të mandatuarin për kryeministër, Albin Kurti, me qëllimin siç tha, të nxiten përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në aleancën very-atlantike.

Të hënën, Thaçi i dha Kurtit 15 ditë kohë për të krijuar qeverinë e re. vetëvendosja doli parti e parë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por ende nuk ka arritur të vulosë një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, e durimi po soset.

Lidhja Demokratike e Kosovës i kërkoi Vetëvendosjes që t`i fokusojë përpjekjet tek formimi i qeverisë së re brenda javës duke theksuar se oferta e tyre e fundit është zgjidhja më e mirë. LDK u mblodh të martën për të diskutuar situatën e krijuar pas mandatimit të Kurtit. Lidhja Demokratike ka kërkuar që të ketë kryetarin e parlamentit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i parlamentit t?i kalojë lëvizjes Vetëvendosje. Por, kjo e fundit nuk jep shenja se mund ta lëvizë Glauk Konjufcëne caktuar në këtë pozicion në 26 dhjetor.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#Bloomberg#TopChannel