TIRANË- Është zbardhur vrasja e Vilson Tafçiut. Noel Disha, 29-vjeç është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e Tafçiut në zonën e 'Astirti' mbrëmjen e 20 janarit.

Sipas policisë vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të rinjve ku Noel Disha alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së 20 janarit, në rrugën ?Dhaskal Todri?, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë Vilson Tafciun.

Gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm janë ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjeçari megjithatë ai nuk është kapur dhe kërkimet policore vijojnë.

Noel Disha u shpall që ditën e djeshme në kërkim, por nuk ishte e qartë nëse ai kishte qëlluar mbi të apo vetëm e kishte nxjerrë në pritë, Vilson Tafçiun, por tashmë sipas policisë pas provave të mbledhura rezulton se Norel Disha ishte pikërisht personi që qëlloi për vdekje Tafçiun.

Pista e parë ku janë fokusuar hetimet është pikërisht e kaluara e tij në Francë dhe në Belgjikë dhe konfliktet për shkak të drogës, pasi në familje nuk ka pasur precedent. Megjithatë nuk përjashtohen edhe konfliktet e kohëve të fundit që mund të kenë sjellë vrasjen e tij nga Noel Disha. 28-vjeçari Vilson Tafçiu prej tre ditësh qëndronte në Tiranë, pasi kishte ardhur nga Dibra për varrimin e gjyshes, që jetonte në Institut.

Tafçiu që i njihej edhe me mbiemrin Noka mbrëmjen e 20 janarit ishte në një lokal në rrugën "Teodor Keko" në zonën e 'Astirit' me një grup shoqëror, mes tyre dy vajza, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga Noel Disha.