Surprise Me!

Studentet i rikthehen protestes

2020-01-22 0 Dailymotion

Studentët u janë rikthyer protestave. Të mbledhur përpara Korpusit të Universitetit Politeknik, ata kanë deklaruar se Pakti për Universitetin nuk është zbatuar dhe se ata po përballen sërish me të njëtat probleme.<br />Tarifat universitare mbeten sërish në fokus të kërkesave të tyre. Ndryshe nga një vit më parë që tarifat u përgjysmuan, këtë vit ata do të paguajnë tarifë të plotë nëse kanë provime të mbartura.<br />Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, studentët e vitit të parë do të përfitojnë nga përgjysmimi i tarifës shkollore. Ndërsa, studentët të cilët në vitin e dytë dhe të tretë do të përfitojnë nga përgjysmimi i tarifës shkollore nëse kanë notë mesatare të vitit akademik paraardhës mbi 6, si dhe të kenë shlyer të gjitha provimet.<br />Mungesa e literaturës apo kushtet në konvikte, sipas studentëve protestues janë të tjera pika të pa përmbushura nga Pakti për Universitetin.

Buy Now on CodeCanyon