Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të vizitojë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin. Lajmin e konfirmuan zyrtarë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Kësaj të fundit i është thënë se Grenell, i cili është njëkohësisht dhe i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë ? Serbi, do të takohet më së pari të enjten me presidentin Hashim Thaçi. Pas kësaj, mëngjesin e së premtes, atë e prêt në Beograd kreu I shtetit serb, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç tha për televizionin publik serb nga Forumi Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme t?i dëgjojnë kërkesat dhe problemet e Beogradit lidhur me Kosovën. Vizita e Grenellit vjen vetëm pak ditë pasi ndërmjetësoi arritjen e marrëveshjes mes dy palëve dhe kompaninë gjermane ?Lufthansa? për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë ? Beograd. SHBA e cilëson historike, ndërsa BE-ja u shpreh ?e befasuar? me të.

Tetorin e vitit të kaluar, kur sapo ishte caktuar i dërguar i posaçëm i Amerikës për Prishtinën dhe Beogradin, ai qëndroi në Kosovë për takime me Thaçin dhe me liderë të tjerë politikë. Asokohe, nga presidenca e Kosovës, thanë se Grenell kishte këmbëngulur se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vendosë bazën për zhvillim ekonomik dhe do t?i kontribuojë mirëqenies së gjithë qytetarëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Berlin#RichardGrenell#Top Channel