Do të revokohet licenca e koncesionit me Liqenin e Ohrit nga Milorad Çavkovski, i cili menaxhoi me liqenin për 6 muaj. Sipas, Ministrisë së Bujqësisë, ai në kundërshtim me Marrëveshjen nuk është kujdesur për fondin e peshqve dhe nuk e ka mbrojtur atë. Çavkovski, nuk ka dashur t?i përgjigjet akuzave të peshkatarëve nga Ohri dhe Struga, se koncesionarët nuk kanë mbajtur evidencë për peshqit e kapur.