TIRANE- Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku përfundon në Gjykatë me tre akuza. Report Tv ka mësuar se prokurori Kolë Hysenaj i ka komunikuar avokatit të Kajmakut, Isuf Shehu akuzat për falsifikim formularësh vula e stampa, ushtrim kompetencash përtej afatit dhe falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim.<br /><br />Kajmaku do të përballet me drejtësinë pasi humbi mandatin për efekt dekriminalizimi pas denoncimit nga Partia Demokratike se ai kishte fshehur një dënim të një dekade më parë në Greqi.
