Gjarpërinjtë ? kraiti kinez dhe kobra kineze ? mund të jenë burimi origjinal i koronavirusit të përhapur së fundmi, i cili shkaktuar një shpërthim të një sëmundje vdekjeprurëse infektive të frymëmarrjes në Kinë dhe jo vetëm.

Sipas CNN, kraiti (Bungarus multicinctus), i njohur gjithashtu si kraiti tajvanez ose kinez, është një specie shumë helmuese e gjarprit që gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore dhe Azisë Juglindore.

Sëmundja u raportua për herë të parë në fund të dhjetorit 2019 në Wuhan, një qytet i madh në Kinën qendrore, dhe është përhapur me shpejtësi.

Që atëherë, udhëtarët e sëmurë nga Wuhan kanë infektuar njerëz në Kinë dhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Duke përdorur mostra të virusit të izoluar nga pacientët, shkencëtarët në Kinë kanë përcaktuar kodin gjenetik të virusit dhe kanë përdorur mikroskopë për ta fotografuar atë.

Patogjeni përgjegjës për këtë pandemi është një koronavirus i ri.

Ai thuhet se është në të njëjtën familje të viruseve si sindromi i njohur i rënduar akut i frymëmarrjes koronavirus (SARS-CoV) dhe koronavirus i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), të cilët kanë vrarë qindra njerëz në 17 vitet e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka emëruar koronavirusin e ri 2019-nCoV.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#Virus#TopChannel