Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një reagim për Report Tv për rastin e denoncuar nga PD-ja, ku akuzohet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla se pi kokainë, u shpreh se përpara se të dilet në konkluzione duhet të pritet hetimi.<br /><br />"Të dalin njëherë nëse janë videot të vërteta dhe pastaj të flasim sipas rastit, ti hetojnë dhe më pas të themi nëse është apo jo" tha ajo. E pyetur nëse duhet ët aplikohet testi i drogës për kryebashkiakët, ministrja nuk pranoi që të jepte një përgjigje 'të lutem unë ua ktheva përgjigjen time'.
