#rtvora #oranews

1200 punonjës të Bashkisë së Shkodrës nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor. Problematikën e denoncuan në RTV ORA, punonjësit e sektorit para arsimor, të cilët thanë se kjo situatë po i penalizon, ndërsa ata nuk ishin sqaruar për asgjë. Ndërsa bashkia thotë se vonesa me 18 ditë në dhënien e pagave lidhet me procedurën e konfirmimit të buxhetit nga Prefekti.

Një procedurë që ka penalizuar mbi 1200 punonjës të bashkisë më të madhe të veriut të vendit, përfshirë edhe institucionet e varësisë së saj.

Pjesa më e madhe e vartësve të Voltana Ademi po e kalon në heshtje këtë situatë, por disa zgjodhën ti japën zë përmes RTV ORA këtij shqetësimi.

Ata thonë se përveç nevojave familjare për shumë prej tyre kjo vonesë bëhet penalizuese edhe në sektorin bankar, aty ku janë kredimarrës.

Të kontaktuar nga RTV ORA drejtues të bashkisë thonë se dokumentacioni është kaluar në thesar dhe brenda 48 orësh do të bëhet pagesa.

Ndërsa për arsyet e kësaj vonese, ata fajësojnë prefektin për përmbylljen e procedurave ligjore të shqyrtimit të buxhetit të vitit 2020.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/punonjesit-e-bashkise-shkoder-pa-paga

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp