#rtvora #oranews

Afro 1 mld euro llogaritet dëmi që shkaktoi dëmi i 26 nëntorit që goditi vendin tonë. Shifrën e ka zbuluar kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Romë, ku u takua me homologun Giuseppe Conten dhe me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Edi Rama: I kam informuar për punën dhe planet e rindërtimit si edhe me raportin e dëmëve i cili pritet të përfundojë në vitet në vijim në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara. Shifra nuk ka dalë ende por të dhënat na japin një shumë që do të rrotullohet rreth 1 miliard euro.

Kryeministri bëri të ditur se po bëhen përgatitjet e duhura për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Bruksel muajin tjetër, ndërsa theksoi se pas Romës do të vizitojë edhe Berlinin, ku do të takohet me kancelaren Merkel.

Edi Rama: Do të vijojë takimi me kancelaren Merkel në fillim javën e ardhshme dhe me disa anëtarë të nivelit të lartë. Planet për rindërtimin po ecin shpejt, brenda kalendarit të parashikuar.

Vizita në Romë e Ramës vjen pas asaj në Ukrainë ku OSBE nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama bëri thirrje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe vendosjen e armëpushimit nëpërmjet dialogut.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-nxjerr-shifren-demet-nga-termeti-1-miliard-dollar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp