Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, e cila ka drejtuar bashkinë e këtij qyteti, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga 2015-2019, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dosja ndaj Ramit, mësohet të ketë mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut,nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës, të cilës kanë shpallur moskopetencën juridike dhe këtë çështje, ia kanë referuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme në Tiranë.<br /><br />Zamira Rami, për disa vite ka drejtuar bashkinë e Gjirokastrës, dhe në këto kushte sipas argumentimit të prokurorëve ajo përmbush kriteret e funksionarit të lartë shtetëror, gjë e cila ka sjellë transferimin e dosjes nga Gjirokastra në Tiranë. Zamira Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes Rami, janë prishur disa objekte private. Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri. Sot e kësaj dite, nga ana e bashkisë Gjirokastër, objektet e prishura nuk janë shpronësuar nga buxheti i bashkisë.
